fey-her

Feyenoord – Heracles 3-0. Feyenoord triumfon ne fund.

Duke shikuar rezultatin mund te mendohet ne nje fitore te lehte te rotterdamesve kunder Heracles qe pozicionon ne shkallen e katert te Eredivisies, por rezultati eshte genjeshtar.

Pas nje nisje te vaket, Feyenoord ngadale fillon te ngrije zerin si zot shtepije dhe ne minuten e 31-te Eljero Elia ne nje tentative krosimi per Dirk Kuyt, dergon topin ne rrjete. 1-0.fey-her elia

Pas golit te avantazhit, Feyenoord rrezikon 2-0 me Simon Gustafson i cili godet shtyllen por eshte me fat qe vazhdon lojen pas nje goditje ne berryl ndaj mbrojtesit te Heracles, Fledderus.

Ne nje ndeshje qe pothuaj po degjenerohet mbyllet pjesa e pare.

Pjesa e dyte eshte me e mire per mysafiret te cilen mese nje here rrezikojne porten e Keneth Vermeer me ane te Mike te Wierik, Iliass Bel Hassani e Oussama Tannane.

Ndersa ne ajer ndihet mnundesia e nje barazimit te miqve, mendon arbitri i cili ndeshkon me karton te kuq nje grindje me Michiel Kramer(nuk eshte hera e pare qe ky lojtar eshte provokues dhe godet lojtaret) dhe Ramon Zomer i cili largohet para shokeve drejt dhomes se dusheve.

Me nje lojtar me pak ne tete minutat e fundit dhe ne nervozozmin ne ajer, Kuyt dhe Kramer mbyllin praktiken Heracles.

Feyenoord kalon ne klasifikim PSV -ne dhe eshte e dyta pas Ajax ndersa Heracles eshte perseri ne vendin e katert ne klasifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *