tre hol

Tre hollandez ne 10 me te miret e Botes, sipas Daily Mail.

Gazeta britanike ka bere listen e dhjete lojtareve te rinj me te mire ne qarkullin neper Bote dhe ne kete liste nuk mund te mungonin lojtaret nga Hollanda, lojtaret e shkollave te futbollit hollandes, nder me te mirat ne Bote.

Meqe merremi vetem me lojtare hollandez po ju bejme te njohur tre lojtaret te cilet me merite hyjne ne kete liste edhe pse mendojme se numri mund te ishte me i madh.

1:Timothy Fosu-Mensah (Manchester United) (17 vjeç).

Fosu-Mensah

Mbrojtes qendror i te rijve te Manchester United e duke pare guximin e Louis van Gaal te aktivizoje lojtere te rinj dhe momentin jo brilant te mbrojtjes aktuale te M.U. ka shume mundesi qe Fosu-Mensah shpejt do ta shikojme te shkelin barin e Old Trafford.

Qendermbrojtesi kaloj ne veren e vitit 2014 tek M. U. nga Akademia e Ajax ku ka impresionuar vazhdimisht me reaksionin, atletiken dhe versalitetin e tij saqe aktualisht eshte Kapiteni i Under 17 hollandeze.

2:Donyell Malen (Arsenal) (16 vjeç).

Donyell Malen 1

 

Per sulmuesin 16 vjeçar te Akademise se Ajax-it, Arsenali fitoj vitin e kaluar mbi konkurrencen e forte te disa klubeve europiane. I lindur si qendersulmues tek Ajax por normalisht siç don dhe shkolla hollandeze e futbollit, ai eshte i afte te lauje ne krahe dhe te niset nga larg.

Me Arsenalin luan ne Under 19 ne Uefa Youth League dhe tek Under 21 edhe pse jashte moshe.

3: Abdelhak Nouri ( Ajax) (18 vjeç).

nouri ajax

Arsenali dhe Manchester United kane kohe qe jane ne gjurmet e mesfushorit te talentuar hollandez te Ajax-it por deri tani duket qe ai ka vendosur te rritet prane shkolles se tij.

Nje gjest teknik i tij ne Uefa Youth League eshte bere HIT ne YouTube.

Aktualisht eshte leader i Jong Ajax dhe sigurisht eshte vetem çeshtje kohe qe Frank de Boer do ta kaloje tek skuadra e pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *