Cruijff me ar

Sonte “El Clasico” do jete per Cruijff14.

Pas pak ne Camp Nou te Barcelones, do te luhet “El Clasico” i Spanjes, atdheu i dyte i Cruijff. Koincidenca don qe ndeshja e pare e Barcelones ne Kamp Nou, pas vdekjes se te paperseritshmit, Johan eshte ajo kunder Realit te Madritit, rivaleve historik te blaugrana.

Kjo ndeshje, si pak here ne kohet e fundit, jo e rendesishme per klasifikimin dhe ecurine e dy skuadrave pasi i ndajne 10 pike ne klasifikim, por sonte do jete nje ndeshje shume e veçante.

Per kete nate kaq te trishtuar, kaq speciale Barca eshte gati te pershendese per heren e fundit, personazhin me te rendesishem te historise se saj, ideatorin e futbollit te saj spetakolar, perpara si futbollist( nje kampionat dhe nje kupe te fituar, pastaj si trajner ( kater kampionate. nje Kupe te Kupave dhe nje Kupe te Kampioneve).

Ishte ai qe filloj nje revolucion qe nga femijet deri tek skuadra e fundit ku rezultatet dhe loja e bejne ate pa diskutim skuadra me e mire dhe e bukur e Botes.

Pas shume Homazheve ne Stadium per dite te tera, sonte Barcelona do zbrese ne fushe me nje bluze speciale ku ne gjoks shkruhet “Gracies Johan”.cruijff gracias

Pastaj 90.000 tifozet (per kete rast Sold Aut) do te vejne ne skene nje koreografi ku me kartela do te shkruajne edhe ato “Gracies Johan”, nje bluze e madhe do te shpaloset ne shkallat e Stadiumit dhe femijet qe shoqerojne futbollistet ne fushe edhe ato do te kene nje bluze speciale vetem per sonte.

Ne tribune do te jene te pranishem te gjithe presidentet e vjeter te Barcelones nder vite dhe para ndeshjes nje minute heshtjeje per yllin me te madh i drejtuar drejt qiellit te pafundet……. Gracies Johan….14

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *