under 17

Under 17. Van Wonderen zgjedh 18 lojtaret per Europian.

Trajneri i Hollandes Under 17, Kees van Wonderen zgjodhi mes 33 lojtaresh lishten e 18 lojtareve qe do te perfaqesojne Hollanden Under 17 ne Kampionatin Europian qe do te zhvillohet ne Azerbajxhan prej 5 deri me 21 Maj 2016.

Ja 18 lojtaret e listes.
Navajo Bakboord (Ajax), Tahith Chong (Feyenoord), Leandro Fernandes (PSV), Ferdi Kadioglu (NEC/FC Oss), Justin Kluivert (Ajax), Matthijs de Ligt (Ajax), Justin Lonwijk (PSV), Tyrell Malacia (Feyenoord), Donyell Malen (Arsenal), Mike van de Meulenhof (PSV), Ché Nunnely (Ajax), Boyd Reith (Feyenoord), Pascal Struijk (ADO Den Haag), Jordan Teze (PSV), Dylan Vente (Feyenoord), Menno Vink (FC Utrecht), Jordy Wehrmann (Feyenoord), Owen Wijndal (AZ).

Hollanda do beje pjese ne Grup me Spanjen, Italine dhe Serbine.
Kees van Wonderen

“Spanja eshte nje skuader pretendent per titull ne te gjitha kategorite – tha trajneri hollandez, Wonderen – Nje vend i madh futbolli dhe komplet ne te gjitha moshat, Italia ka qene gjithmone per ne nje skuader e veshtire per ti mundur per shkak te lojes specifike qe ato bejne, por gjithmone jo e pamundur, kurse Serbia duket e panjohur, por ne Grupin Elite nuk ka humbur asnje ndeshje.”

Ne Europian bejne pjese 16 skuadra te ndare ne kater Grupe dhe vetem dy te parat e çdo Grupi shkojne ne çerek finale qe do te luhen me 15 Maj, gjysem finalet do te luhen me 18 Maj ndersa finalja do te luhet ne Baku me 21 Maj ne Stadiumin Olimpik.

Hollanda do te ndeshet ne Grup sipas ketij kalendari.

E Premte 6 Maj

12.00: Itali – Serbi

13:30: Hollanda – Spanja

E Hene, 9 Maj

14:00: Itali – Hollande

15:00: Serbi – Spanja

E Ejte 12 Maj

00:00: Serbi – Hollande

12.00: Spanja – Itali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *